Site icon PrishtinaPress

Thaçi panelist në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Davos të Zvicrës, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.
Gjatë qëndrimit në Davos, presidenti Thaçi do të jetë pjesë e panelit me temën “Përshpejtimi i Zhvillimit Afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”.

Panelistë të tjerë, përveç presidentit Thaçi, do të jenë edhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministri malazez, Dushko Markoviç, përfaqësuesit e OKB-së dhe Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende.

Në Forumin Ekonomik në Davos pritet të marrin pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair dhe presidenti i Brazilit, ai Argjentinës, e Zvicrës, si dhe dhjetëra presidentë nga Afrika dhe shefa të korporatave më të fuqishme botërore.

Presidenti Thaçi pritet të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos, sivjet mbledh mbi 3000 liderë nga mbarë bota.

Exit mobile version