Këresa për shkarkimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, e paralajmëruar nga deputetit i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi dhe nënkryetarit të kësaj partie, Haki Rugova në rast se prishet koalicioni qeverisës, po shihet si e paarritshme nga njohës të së drejtës Kushtetuese dhe analist politik.
Sipas profesorit të së drejtës kushtetuese Riza Smaka, LDK-ja nuk mund ta shkarkoj Thaçin nga pozita e presidentit, pasi që siç thotë ai, mandati i tij 5 vjeçar është i garantuar me Kushtetutë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Isa Mustafa nuk mund ta rrëzoj presidentin për shkak se me nenin 87 është përcaktuar mandati i tij për pesë vjet ku zgjidhet në procedura dhe në bazë legale. Ai është zgjedh si është zgjedh edhe atë nuk munden ta shkarkojnë, marrëveshja e koalicionit nuk prodhon sanksione juridike, edhe ashtu marrëveshjet politike në vendin tonë nuk përfillen”, tha ai.
Smakaj më tej ka përmendur edhe rastin e ish-presidentës, Atiftet Jahjaga, për të cilin po ashtu ishte kërkuar shkarkim nga posti që mbante, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që sipas Smakës, mandati ishte i garantuar nga Kushtetuta.
“Merrni rastin e marrëveshjes politike Thaçi- Mustafa dhe Pacolli referuar ish- presidentes Jahjaga që e kanë zgjedhur me marrëveshje dhe kanë thënë se do ta shkarkojnë pas shtatë ose tetë muajve. Unë isha ai që kam reaguar konfrom me Kushtetutën, ku edhe kam pasur një ese që ajo është zgjedhur në procedure dhe në bazë legale, ajo do ta ketë mandatin pesë vjeçar, deshët apo nuk deshët ju, nuk iu kishte pas ardhur mirë mirëpo ashtu edhe mbeti. Përderisa mund të bie qeveria me disa spekulacione të Partisë Demokratike, presidenti nuk mund të bie”, tha ai.
Në anën tjetër, analisti politik, Imer Mushkolaj ka theksuar se, LDK-ja ka qenë vet ajo e cila ka pranuar të bashke qeverisë me PDK-në, dhe kërkesën e tyre për rrëzimin e Hashim Thaçit nga posti i presidentit e sheh si shenjë hakmarrje, pasi që po shohin se PDK-ja ka paralajmëruar zgjedhjet e parakohshme.
”LDK-ja mund të kërkojë dorëheqjen e Thaçit, por ai nuk do veprojë ashtu. Koalicioni LDK-PDK është krijuar edhe për akomodimin e Thaçit si president, por në radhë të parë për çuarjen përpara të disa proceseve të rëndësishme, në të cilat ka dështuar”
“Deklaratat se LDK do të kërkojë dorëheqjen e Thaçit janë hakmarrje pas paralajmërimeve të PDK-së për zgjedhje të parakohshme. LDK e ka pasur rastin të mos bëjë koalicion me PDK-në, por me vetëdije ka vendosur të bashke qeveris me këtë parti, kështu që tash është shumë vonë të ankohet”, tha Mushkolaj.
Më poshtë ua pasqyrojmë Nenin e 87 të Kushtetutës për mandat të Presidentit:
Paralajmërimin e deputeti Gashi dhe nënkryetarit të LDK-së, Rugova për shkarkimin e Thaçit nga posti i Presidentit, po e shohin me absurditet edhe zyrtarë të PDK-së. Madje këta të fundit i thanë “Gazeta Blic” se Gashi dhe Rugova duhet ta lexojnë Kushtetutën para se të flasin lidhur me këtë çështje.