Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi para disa çasteve tha se nuk do të ketë debat në mes tij dhe Ali Ahmetit në TV21 në kuadër të emisioni Click Plus, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Thaçi e cilësoi këtë si promovim të lejueshëm të emisionit dhe se realisht ky emision do të jetë promovim i platformave në emisione të ndara dhe jo duke u përballur me Ahmetin.
Më herë Televizioni 21 publikoi një video ku thuhej se sonte do të ketë debat në mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.