Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Nuk jam ithtarë i një rrugëtimi palestinez të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se dialogu me Serbinë është në krizë dhe se janë disa faktor që kanë ndikuar për këtë, por pavarësisht kësaj, i pari i shtetit u shpreh se është momenti më i mirë për të arritur një marrëveshje në mes dy vendeve.

Për opinionet e ndryshimet të kufijve, Thaçi tha se është keqkuptim dhe kurrë në tavolinë nuk ka qenë shkëmbimi i territoreve.

Mirëpo, Thaçi tha se për të arritur marrëveshjen përfundimtare duhet demarkim i kufijve.

“Frikësohem që nëse nuk arrijmë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës do të jetë me plotë pengesa dhe i gjatë. Unë nuk jam ithtarë i një rrugëtimi palestinez të Kosovës për konsolidimin ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë integrimi i Serbisë do të vonohet shumë. Kurrë në tavolinë nuk ka qenë ndonjë ide e shkëmbimit të territoreve por për arritjen e marrëveshjes përfundimtare duhet ndodhë demarkimi i kufirit”, tha ai.

Sipas tij, korrigjimet e kufijve kanë ndodhur dhe në shtete të tjera dhe se kjo është në kuadër të çështjeve të hapura që kanë me Serbinë përfshi krimet serbe në Kosovë.

Për t’i arritur këto, Thaçi në forumin e sigurisë në Mal të Zi, kërkoi angazhim unik mes BE-së dhe ShBA-së për zgjidhje të marrëveshjes përfundimtare.

“Të vazhdohet zbatimi i gjitha marrëveshjeve të vitit 2013 që janë në përputhje me ligjet e Kosovës. Nuk do të lejohet një Republika Serbe në Kosovë. Është një proces i ndjeshëm, për shkak të kaluarës së hidhur për shkak të asaj që ka ndodhur. Por nuk shohë moment më të mirë për të arritur një marrëveshje historike përfundimtare. Rruga më e vështirë dhe drejt është në rrafshin demokratik. Ne kemi fituar mbi 100 njohje, por kemi pengesa të Serbisë dhe Rusisë për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Shqetësimi tjetër është që as BE nuk ka arritur që të nxit vendet anëtare për Interpol. Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen, 5 vendet e BE-së do të njohin Kosovën dhe Rusia nuk besoj që do të jetë më serb se Serbia dhe në rrafshin vendor do të ketë përfitime të mëdha”, tha ai.

Kurse për komunitetin serb në veri të Kosovës, Thaçi tha se Beogradi po nxit bojkotimin.

“Beogradi po nxitë për një rrugë bojkoti dhe keqpërdorimi për interesa të caktuara. Këtu po e them hapur për komunitetin serb në Kosovë. Të mbështetët ky komunitet për integrim. Në aksionin para 4-5 ditë është goditur një rrjet multi-entik për kontrabandë. Në këtë drejtim, duhet Beogradi që të jetë më i ndërgjegjshëm, sepse ata po mbesim pengë”, ka thënë ai.

Exit mobile version