Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në hapjen e festivalit “Hardh Fest” në Rahovec.
Thaçi mori pjesë në vjeljen e disa kalaveshëve rrush dhe cakërroi gotat me disa prej të pranishmëve.
Ai në llogarinë e tij në Facebook tha se Rahoveci është Toskana e Kosovës.
“Në HardhFest, bashkë me qytetarët bujarë dhe punëtorë të Rahovecit e hapëm festën e vjeljes së rrushit. Kjo festë tradicionale dhe ndërkombëtare, qytetin e karnevalit të rrushit e ka bërë qendër kulturore. Rahoveci është Toskana e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.