Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në hapjen e festivalit “Hardh Fest” në Rahovec.
Ai në llogarinë e tij në Facebook tha se Rahoveci është Toskana e Kosovës.
“Në HardhFest, bashkë me qytetarët bujarë dhe punëtorë të Rahovecit e hapëm festën e vjeljes së rrushit. Kjo festë tradicionale dhe ndërkombëtare, qytetin e karnevalit të rrushit e ka bërë qendër kulturore. Rahoveci është Toskana e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
