1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Nëse Policia tërhiqet nga veriu me detyrim, BE-ja po i trajton njëjtë institucionet shtetërore me organizatat kriminale

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pas takimit që u mbajt në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka komentuar tri pikat e marrëveshjes të cilat i prezantoi pas takimit zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi.

Thaçi tha se dy pikat e para të kësaj marrëveshje janë në rregull, ndërsa pika e tretë është më problematike.

Ai thotë se kjo pikë, e cila parashehë tërheqjen e Policisë së Kosovës nga veriu ëshë problematike nëse tërheqja bëhet duke u detyruar nga pala tjetër apo edhe nga një palë e tretë si BE-ja.

Kjo, pasi sipas tij, një gjë e tillë do të nënkuptonte që Policia e Kosovës, si një institucion shtetëror e legal do të trajtohej njëjtë si organizimet kriminale në anën tjetër.

Postimi i plotë:

Për aq sa mund të kuptohet nga deklarata e zëvendëskryeministrit Bislimi, dy pikat e para të marrëveshjes janë në rregull, ndërsa pika e tretë e marrëveshjes është problematike. Përkatësisht:

1. Pika e parë që parasheh përdorimin e “stikersave” për veturat në vend të ndërrimit të targave është në rregull për aq kohë sa implikon reciprocitet të plotë me Serbinë në këtë pikë. Kjo është fitore për Kosovën.

2. Pika e dytë që parasheh krijimin e një grupi punues që brenda gjashtë muajve të gjejë/propozojë një zgjidhje afatgjate për çështjen e targave është gjithashtu në rregull.

3. Pika e tretë që parasheh tërheqjen e Policisë së Kosovës (qoftë edhe vetëm të Njësive Speciale) nga veriu bashkë me heqjen e bllokadave dhe barrikadave atje, është problematike. Bllokadat e barrikadat në veri të Kosovës janë vendosur nga grupe të dirigjuara nga Serbia (nuk janë protesta të qytetarëve serbë lokalë) dhe si të tilla këto janë veprime kriminale e të dënueshme. Ndërsa Policia e Kosovës (përfshirë edhe Njësitë Speciale) janë organe shtetërore legale e legjitime dhe kanë shkuar në veri të Kosovës për të vendosur rend e ligj. Sigurisht që me largimin e bllokadave e barrikadave në veri dhe me qetësimin e normalizimin e situatës atje, Policia e Kosovës dhe Njësitë Speciale të saj normalisht që do ta zvogëlonin prezencën e vet dhe do të largoheshin nga veriu. Kjo do të ishte lidhje normale shkak-pasojë, përkatësisht shmangie e shkakut – shmangie e pasojës. Por kur këtë veprim tërheqës e bën duke u detyruar nga pala tjetër (shkaktari) apo edhe nga një palë e tretë (BE), atëherë është problematike, sepse tërthorazi e simbolikisht kjo i bie si trajtim i njëjtë i organizimeve kriminale në njërën anë dhe i institucioneve shtetërore legale e legjitime në anën tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img