7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Ne si popull e dimë më së miri sa e shtrenjtë është paqja

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në Ditën ndërkombëtare të paqes tha se ne si popull që ende kemi plagë të hapura nga lufta e dimë më së miri se sa e shtrenjtë është paqja, prandaj duhet të reflektojmë mbi ato vlera që kultivojnë dhe forcojnë paqen.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Paqes, e cila shënohet anembanë botës për të dhënë mesazhe paqeje, solidariteti dhe mirëkuptimi ndërmjet njerëzve. Ne si popull që ende kemi plagë të hapura nga lufta e dimë më së miri se sa e shtrenjtë është paqja, prandaj le të ndalemi një moment e të reflektojmë mbi ato vlera që kultivojnë dhe forcojnë paqen.
Le të na shërbejë kjo ditë për t’u vetëdijesuar për nevojën që kemi për të refuzuar dhunën, jotolerancën, diskriminimin, gjuhën e urrejtjes e të tjera sjellje të ngjashme të dëmshme që kërcënojnë paqen dhe harmoninë mes nesh.
Në këtë ditë po ashtu kujtojmë me dhembshuri e keqardhje të gjithë ata njerëz që gjenden në mes të flakëve të luftës, në Lindje të Mesme, Afrikë e kudo tjetër, duke shpresuar që vuajtjet e tyre të marrin fund sa më shpejt dhe paqja të kthehet e të mbretërojë në vendet e tyre”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img