Në radhën e takimeve të presidentit Hashim Thaçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është edhe Jim DeMint, president i “Heritage Fundation”.
“Pata një takim shumë të mirë me ish-senatorin republikan, Jim DeMint, president i “Heritage Fundation”, njërit prej fondacioneve më të mëdha kërkimore dhe edukative në SHBA. Ish-senatorin DeMint e falënderova për përfshirjen e Kosovës në indeksin e lirisë ekonomike dhe e njoftova për reformat e ndërmarra në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“‘Heritage Fundation’ do të jetë në mbështetje të Kosovës, sidomos në sektorin e energjisë dhe në fusha të tjera, duke ushtruar ndikimin e vet te administrata e re amerikane. Kosova është e bekuar me miqtë e saj amerikanë”, ka shtuar ai.