Thaçi: Në Samitin e Zagrebit do të theksoj nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

41
Advertisement

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në Samitin e Zagrebit do të theksojë nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Advertisement

Thaçi i cili përfaqëson Kosovën në këtë Samit të mbajtur përmes videos-lidhjeve , ka thënë se po ashtu do të theksojë edhe nevojën për bashkërendim të hapave për tu përballur me pandeminë COVID-19.

“Përmes videolidhjeve ka nisur Samiti i Zagrebit, ku do të ketë fjalime nga liderët e secilit vend anëtar të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si President i Kosovës do të theksoj nevojën për liberalizim të vizave për qytetarët tanë dhe nevojën për bashkërendim të hapave për t’u përballur me pandeminë COVID-19”, shkruan Thaçi.

Ndryshe, një konferencë për medie e presidentit ishte paralajmëruar për sonte në orën 19:00, por që u anulua.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentit, konferenca u anulua për shkak se Samiti do të zgjasë më shumë se që ishte planifikuar.

“Për shkak se Samiti i Zagrebit, i cili po mbahet online, po zgjatë më shumë se që ishte planifikuar, anulohet konferenca e presidentit Thaçi e paralajmëruar për sonte në orën 19:00”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës