0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Ne iu besojmë hartave të NATO-s, jo të ekspertëve jugosllavë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në debatin për demarkacionin ka lexuar pikën e 12 të deklaratës së pavarësisë së Kosovës.
“Shënjimi i kufijve është një nga kriteret kryesore të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Kosova duhet të plotësoj këtë kriter dhe të bëjë përkufizim të qartë me të gjitha vendet që kufizohet. Komisioni qeveritar i themeluar në vitin 2012 ka përfunduar punën e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, kjo marrëveshje është nënshkruar me 26 gusht 2015 në Vjenë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se si president i beson hartave të NATO-s dhe jo të ekspertëve jugosllavë.
“Shënjimi i vijës kufitare ka marrë mbështetje nga Bashkimi Evropian. Ju ftoj për një debat sa më të hapur dhe sa më profesional ku do të shpalosen vetëm argumentet. Ftoj që të keni parasysh se sot nuk është në pyetje vetëm marrëveshja por edhe aftësia shtetërore e Kosovës. Aftësia për të arritur marrëveshje ndërkombëtare, për të funksionuar si shtet dhe si anëtarë i barabartë. Nuk është në pyetje vetëm demarkacioni me Malin e Zi por edhe marrëdhëniet me shtet tjera në botë. Ne po presim liberalizimin e vizave, ndërsa pa demarkacion nuk do të ketë liberalizim të vizave nga Bashkimi Evropian. SHBA dhe NATO përkrah krijimin e Forcave Ushtarake të Kosovës dhe në marrjen e vendimeve ne nisemi nga respektimi i ligjeve dhe kushtetutës e të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se si shtet duhet të dëshmojmë që në marrjen vendimeve të nisemi nga e mira e qytetarit prandaj duhet ta dëgjojmë  njëri tjetrin dhe pas përmbylljes së debatit qeveria duhet të procedojë këtë votim për demarkacion në mënyrë që të mbyllet një herë e mirë kjo çështje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img