4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi në dijeni për listën e ekzekutimeve të Murat Jasharit

Murat Jashari, i dyshuari kryesor për tentim-vrasjen e avokatit Azem Vllasi tashmë ka shkruar edhe publikisht për “vrasjen e tradhtarëve”. Në polici, sipas burimeve, ai ka theksuar se në këtë listë përfshihen edhe njerëzit kryesorë të shtetit përfshirë, Presidentin, Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin. Në Presidencë kanë thënë se janë në dijeni të kërcënimeve të tilla.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është vazhdimisht në dijeni për kërcënimet e ndryshme rreth tij, sikurse edhe për ekzistimin e një liste të ekzekutimeve, sipas së cilës listë pretendohet edhe vrasja e tij.

Rasti i fundit ku u plagos avokati Azem Vllasi  del të jetë jo i rastësishëm, pasi atentatori Murat Jashari pranoi para Policisë se është në koordinim edhe më një grup të madh njerëzish nga vende dhe shtete të ndryshme për likuidime të siç i quan ai “tradhtarëve të kombit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës informohet dhe paralajmërohet gjithmonë paraprakisht nga institucionet e sigurisë për çdo kërcënim eventual. Rasti i fundit te cilit iu referohuni nuk paraqet përjashtim”, thuhet nga Zyra për Informim e Presidentit të Kosovës.

Këta të fundit nuk treguan nëse për këtë rast është marr ndonjë masë shtesë pavarësisht kërcënimeve të fundit.

Gazeta Express nga burime të saja brenda Policisë kishte mësuar se ekziston një plan dhe një listë për vrasje të profilit të lartë në Kosovë.

Këto burime kanë treguar se disa persona kanë hartuar një plan në Zvicër për të kryer vrasje të profilit të lartë në Kosovë.

Burime i Gazetës Express tha se, përveç “listës së tradhtarëve”, në Zvicër ishte hartuar edhe plani detaj i vrasjeve që parashihte të kryente ky grup.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img