0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Në Bruksel do ta parashtroj kërkesën për bashkimin e Luginës, s’ka shkëmbim e as ndarje të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas takimit që kishte me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli , kryeministrin Haradinaj si dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Thaçi për mediat ka thënë se këto takime kanë qenë shumë të mira dhe produktive ku është diskutuar për hapat e mëtutjeshëm, shkruan lajmi.net.

Ai ka shtuar se të gjitha proceset do të ecin në koordinim të plotë me Bashkimin Evropian dhe SHBA-të.

“Kanë qenë takime shumë të mira dhe produktive të konsultimit për hapat e mëtutjeshëm. Shteti i Kosovës është në rrugë të mbarë, të gjitha proceset do të shkojnë në kordinim të plotë me SHBA dhe BE.  Të gjithë pa dallim pajtohemi në parim që dialogu duhet të vazhdojë. Gjithmonë duke punuar për një marrëveshje që siguron paqe dhe rrit frymën euroatlantike. Dhe gjithashtu një marrëveshje që i garanton Kosovës njohjen, që e përjashton ndarjen e territoreve, por në mundësi që Lugina e Preshevës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se shpreson që është e mundur që në këtë proces të arrihet një pajtueshmëri për bashkëngjitjen e Luginës me Kosovën.

“Shpresoj që është e mundur, kam diskutuar me shumë autoritete ndërkombëtare, ata janë që të arrihet një marrëevshje paqësore. Ne nuk kemi rrugë tjetër pos. Ashkush nuk duhet t’i frikësohet bashkëngjitjes  së Luginës me Kosovën. Kosovan nuk do të mbetet peng e njerëzve inatgjinj dhe të dështuar  në Kosovë”, ka shtuar tutje Thaçi.

Ai i është përgjigjur edhe deklaratës së Haradinajt i cili ka thënë se në takimin e parë është arritur pajtueshmëri që në Bruksel mos të diskutohet për territore.

“Ajo që dua të them përfundimisht ose zyrtarisht, unë do ta shtroj kërkesën e Luginës që ajo pjesë t’i bashkëngjitet Kosovës. Unë kur flas për korrigjim, flas për korrigjimin e padrejtësive që i janë bërë popullit shqiptar. Ata që flasin për shkëmbim dhe ndarje janë zëra të huaj që flasin për shkak të paaftësisë dhe qasjeje të ngurtë dhe shumë fisnore”, ka shtuar presidenti.

Thaçi ka shtuar se arritja e marrëveshjes me Serbinë është pothuajse e pamundur për shkak të pozicioneve, mirëpo se duhet të punohet në drejtim të kësaj.

“ Nëse dikush don me i shpallë luftë Serbisë , urdhëroni Albin Kurti e Isa Mustafa. Ndoshta ata kanë aftësi strategjike që ne nuk i dijmë”, i është kundërpërgjigjur Thaçi krerëve të opozitës.

Kujtojmë se tash e një kohë kundër idesë për lëvizjen e kufijve ka dalë edhe kryeministri Haradinaj. Ai ka thënë se lëvizja e mundshme e kufijve do të nënkuptonte luftë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img