0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi mysafirëve nga Atlantic Council: Dialogu me Serbinë ka dhënë rezultate

Presidenti Hashim Thaçi, sot ështa takuar me një grup të përfaqësuesve të “Atlantic Council” nga Uashingtoni, të kryesuar nga Damon Wilson dhe Sarah Bedenbaugh.

Presidenti me ta ka biseduar për sukseset, që sipas tij, janë bërë në reformat politike dhe ekonomike në vend.

Ai gjithashtu ka folur për rolin kontruktive të Kosovës në rajon dhe raportet e mira që, siç thotë ai, ka ndërtuar Kosova me shtetet fqinje.

“Dialogu me Serbinë i ka sfidat e veta, por ne kemi edhe të arritura prej tij”, është shprehur presidenti Thaçi.

Delegacioni i “Atlantic Council” ka thënë se kapitulli i Ballkanit Perëndimor nuk është mbyllur ende.

Sipas tyre, pa anëtarësim të plotë në BE nuk mbyllet ky kapitull, prandaj duhet pasur një angazhim strategjik nga të gjitha palët.

Presidenti Thaçi ka theksuar se marrëdhëniet speciale që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thelbësore për paqen dhe sigurinë në rajon.

“Garancë e këtij stabiliteti është anëtarësimi i tërë rajonit në NATO dhe BE”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img