1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Thaçi mund të kandidojë përsëri për president”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka folur për çështjen e presidentit, teksa ka treguar nëse në subjektin e saj politik është folur për emrin e një kandidati për të parin e shtetit nga kjo parti.

Musliu-Shoshi ka thënë në emisionin “Frontal”, në televizionin T7, se qëndrimi i PDK’së është se kjo çështje do të diskutohet vetëm atëherë kur është koha për këtë, në shkurt ose eventualisht në mars të vitit të ardhshëm.

Deputetja është shprehur se presidenti nuk mund ta ushtrojë detyrën vetëm kur ka dënim, e jo kur ngrihet aktakuzë ndaj tij.

Ajo ka thënë se presidenti aktual i vendit, Hashim Thaçi, mund të kandidojë përsëri.

“Ne jemi republikë parlamentare, e jo presidenciale, që të shpallim kandidatura. Nëse e shikojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 91 thotë që presidenti nuk mund ta ushtrojë detyrën vetëm atëherë kur ka dënim, dhe nëse ngrihet aktakuzë ai përsëri mund ta ushtrojë funksionin”, u shpreh Musliu-Shoshi në T7.

“Presidenti mund ta ushtrojë detyrën edhe nëse ka të ngritur aktakuzë, e vetë ai mund që të kandidojë prapë, nuk po flas në emër të partisë, por qëndrimi im personal është se ai mund të kandidojë edhe për një mandat”, ka deklaruar deputetja e PDK’së.

Musliu-Shoshi po ashtu ka thënë se tema e presidenti nuk është diskutuar asnjëherë në mbledhjet e PDK’së.

“Mund të ju garantoj se në asnjë nga mbledhjet e PDK’së asnjëherë nuk është hapur tema e presidentit”, ka deklaruar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img