Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë ka thënë se kjo ditë është mundësi e mirë që të shprehet falënderimi ndaj infermierëve për punën e përditshme të tyre.
Thaçi tha se në këto ditëë të vështira të pandemisë, inferimerët po kryejnë misionin fisnik e humab në shërbim të qytetarëve.
“Në këto ditë të vështira të pandemisë rastisi të jetë edhe Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, këtij misioni fisnik dhe human në shërbim të shëndetit të qytetarëve, pa dallime, anembanë botës. Kjo ditë për ne në Kosovë është mundësi e mirë që t’u shprehim falënderim të madh të gjithë infermierëve dhe personelit shëndetësor për punën e përditshme të tyre, me shumë sfida e peripeci, në kujdes të përhershëm për qytetarët, familjet dhe komunitetet në përgjithësi”, shkruan Thaçi.
Ai shprehu mirënjohjen e pakufishme për të gjithë infermierët.
“Mirënjohje të pakufishme të gjithë infermierëve tanë, që me punën dhe përkushtimin e tyre, çdo ditë përkujdesen për ruajtjen e shëndetit dhe shërimin apo pakësimin e dhimbjeve të të gjithë atyre që kanë nevojë për kujdesin e tyre”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/