-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Ministrja Haxhiu shprehu respekt për punën time, më tha “jam e detyruar të të dërgoj në komision disiplinor”

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka folur pas akuzave që ia ka bërë sot ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ai ka thënë se Ministrja e Drejtësisë̈ ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike.

“Unë jam profesionist dhe nuk merrem me politikë”, ka thënë Thaçi.

“Rasti për të cilin paska folur ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj, është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm. Këtë e dëshmon dosja me dokumente zyrtare e ankandit publik. Për këtë proces , Ministrja ka qenë e njoftuar ne mandatin e kaluar dhe e cila ka pajtuar në parim për dhënien me qera të kësaj prone. Ky proces i nisur për te mirën e Shërbimit Korrektues ka rezultuar me përfitime për shërbimin në vlerë prej 500 mijë euro”, ka thënë Thaçi.

Ai tutje ka kërkuar nga ministrja Haxhiu që lëndën ta dërgoj në Prokurori përndryshe një gjë të tillë do ta bëjë vet ai.

“Dje e kam takuar ministren Haxhiu e cila ka shprehur respekt për punën time dhe te arriturat e Shërbimit Korrektues, por ka thënë se  është e detyruar që të dërgoj ne komision disiplinor. Kërkoj nga ajo qe këtë lëndë ta dërgoje në prokurori, ndryshe do ta bëjë unë. Po ashtu ftoj të gjithë gazetarët që ta marrin lëndën e ankandit dhe ta publikojnë në tërësi”, tha tutje ai për Front Online.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar se do të nisin procedurat për ndërmarrjen e masave disiplinore ndaj Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Ajo, në një konferencë për media, ka thënë se pas informatave që kanë pranuar kanë kërkuar raport të Auditorit të Brendshëm i cili ka gjetur kontrata, transfere dhe rekrutime të paligjshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img