1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi mesazh të ashpër BE’së: S’e takoj Lajcakun nëse vjen me qëndrim mosnjohës ndaj Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk do të takohej me Miroslav Lajcak nëse ai vjen në Prishtinë me paragjykimin se Kosova ende administrohet me rezolutën 1244 dhe nuk është e pavarur. Ai po ashtu ka thënë se BE është fajtore që nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën.

Lajcak pritet të emërohet i Dërguar Special i BE’sëpër Dialogun Kosovë-Serbi.

‘’Kosovë i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim dhe është ndëshkuar pasi që nuk ka pasur unitet mes liderëve të BE’së, dhe kjo është argument që nuk mund të hidhet posht’’, thotë presidenti.

‘’Lajcak vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën. Caktimi i tij për të zgjidhur problemin Kosovë-Serb është ofendim. Nuk dua të futem në eksperimente që të them se pasi Borrelli dhe Lajcaku nuk njohin Ksoovën, ndoshta mund ta njohin Spanja e Sllovakia’’

utje ai tregon nëse do e presë Lajcakun në Prishtinë.

‘’Nëse vjen Lajcaku si i dërguar i Borrellit, dhe nëse vjen me status neutral me pozicion të 1244 atëherë nuk do të takohem me të, pa e njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. S’e takoj Lajcakun nëse vjen me qëndrim mosnjohës ndaj Kosovës”, shtoi ai. /Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img