-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi mesazh BE-së: Mos e ulni nivelin e përfshirjes në dialog me emisar pa kredibilitet

Para Samitit të Zagrebit që do të mbahet në muajin maj në Kroaci, Bashkimi Evropian pritet që të emërojë një Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, spanjolli Josep Borell.

Një prej emrave më të përfolur për t’u marrë me dialogun Prishtinë-Beograd  është ai i kryediplomatit Miroslav Lajcak.

Megjithatë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, nuk po i pëlqen fakti që BE’ja do të merret me dialogun me zyrtar të nivelit më të ulët.

Sipas tij zgjedhja e një emisari pa besueshmëri nuk i ndihmon procesit dhe përpjekjeve për arritjen e një marrëveshje.

“Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet nuk i ndihmon këtij qëllimi. BE’ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”, ka shkruar Thaçi në twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img