Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka pasur një takim me përfaqësuesit e komuniteteve në Kuvendin e Kosovës.
Thaçi është shprehur i lumturi për përkrahjen e tyre të fuqishme në drejtim të transformimit të FSK-së në forcë ushtarake, multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Takova në Prizren përfaqësuesit politik të komuniteteve etnike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës në grupin “6 plus”. Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme transformimit të FSK-së në forcë ushtarake, multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike. Kemi pajtim të plotë se koha ka ardhur që Kosova të ketë ushtri dhe se vajzat e djemtë tanë në uniformë do t’i shërbejnë gjithë Kosovës. HTH