2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Më gëzoi shumë shërimi i pesë të infektuarve me COVID-19

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar stafin mjekësor për punën që po e bëjnë, duke shprehur gëzimin për shërimin e pesë pacientëve me COVID-19.

Thaçi ka bërë thirrje edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten.

“Më gëzoi shumë shërimi i plotë i pesë të infektuarve me virusin COVID-19. Mbetem me shpresë e besim, që së shpejti do të shërohen edhe të tjerët. E përgëzoj stafin mjekësor për punën e mirë që po bën. Qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe më të dashurit e tyre”, shkruan Thaçi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në njoftimin e fundit ka konfirmuar se pesë persona janë shëruar nga coronavirusi, kurse janë identifikuar edhe katër raste të reja, duke çuar kështu në 112 numrin e personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit të IKSHPK, pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe pesë pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19, kurse rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img