Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në manifestimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, ua ka uruar gjithë qytetarëve 12 qershorin, ditëlindjen e lirisë së Kosovës.
Advertisement
Pasi u ka uruar mirëseardhje në cerenomi mysafirëve, Thaçi ka thënë se secili nga ne që jetojmë në Kosovë, por edhe shumë të tjerë që jetojnë kudo në botë, e kemi ditën kur u lindëm si njerëz.

Por, siç ka thënë Thaçi, 12 qershori është datë që na bashkon të gjithëve si qytetarë të Kosovës.
“Këtë ditë u rilindëm të gjithë ne, si qytetarë të lirë të këtij vendi të lirë”.
Kreu i shtetit ka thënë se ajo çfarë bëri në pranverën e vitit 1999-të, Bota e Qytetëruar, e personifikuar në SHBA-në, Bashkimin Evropian, Aleancën Veriatlantike, ka qenë një hap i madh dhe i jashtëzakonshëm.
“Ne mburremi që jemi sot populli më proamerikan, më properëndimor dhe më proevropian në këto anë të botës”, ka thënë ai, duke theksuar se liria e Kosovës është vlerë e përbashkët e të gjithëve.
PostAdss