Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Masakra e Srebrenicës nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të bëj gjenocid në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar 23 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, e cila është më e madhja në Evropë.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se ngjarja në Srebrenicë nuk e ka ndalur regjimin e Millosheviqit që të kryej gjenocid pastaj në Kosovë.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Sot i bashkohemi qytetarëve të mbarë botës, të cilët po e kujtojnë masakrën më të madhe pas luftës së dytë botërore në Evropë, masakrën e Srebrenicës.

Fëmijë, gra e burra u vranë egërsisht, prandaj vetëm njohja e së kaluarës dhe dënimi i kryerësve të gjenocidit, do të shërojë plotësisht dhembjen e familjarëve të tyre.

Masakra e Srebrenicës, 23 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri.

Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe dënimi i kryerësve të këtyre masakrave.

Exit mobile version