0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Marrëveshja me Serbinë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e obligueshme për të dyja palët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarë lidhur me takimin e fundit të tij në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq.

Thaçi tha se takimi me Vuçiqin shënon fillimin e fazës së fundit të dialogut me Serbinë, dhe synim i këtij dialogu është arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese.

“Në Bruksel jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuciq, ky takim shënon fillimin e fazës finale të dialogut me Serbinë, në këtë dialog synojmë arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme”, u shpreh Thaçi.

Tutje Thaçi tha se në takimet e rradhës do të diskutohet edhe për përmbajtjen ose substancën e kësaj marrëveshejeje.

“Motiv për të dialoguar mbetet dëshira jonë që qytetarëve tanë tu ndërtojmë paqë të qëndrueshme dhe të ardhme të sigurtë evropiane.Ka më shumë se dy vite që Kosova ka kërkuar dialog si zgjidhje e vetme për gjetjen e një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi, raporton lajmi.net.

“Ky ishte vetëm takimi i parë ndërsa në takimet e tjera në muajt dhe javët e ardhshme do të diskutohet për substancën e marrëveshjes” u shpreh Thaçi.

Thaçi po ashtu tha se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të jetë ligjërisht dhe ndërkombëtarisht obliguese për të dy palët.

Marrëveshja përfundimtare do të jetë ligjërisht dhe ndërkombëtarëisht obliguese për të gjitha palët”, u shpreh Thaçi.

“Është qenësore që konsensusi të arrihet sa më shpejtë, ngase koha është duke ecur.”, përfundoi Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img