Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në një prononcim për media tha se propozimi francez do të kalojë në Kuvend.
“Besoj se po do të kalojë”.
Ai tha se nuk pret të ketë trazira në Maqedoninë e Veriut.
I pyetur se si i komenton fyerjet e maqedonasve kundër shqiptarëve, Thaçi tha se e dëmtojnë veten.
“E dëmtojnë vete, janë popull i vogël, duhet të kenë kujdes çka flasin”, shtoi Thaçi.
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot ka filluar debati për “propozimin francez”, e cila i hap rrugën evropiane vendit tonë.