Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Macron dhe Merkel, promotorët të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj të cilët po marrin pjesë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje, kanë takuar presidentit francez, Emmanuel Macron.

Shkrimi i plotë:

Bashkë me kryeministrin Haradinaj kishim një bisedë shumë të mirë me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili bashkë me kancelaren Merkel janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me vizionin dhe përkushtimin e tyre i kanë dhënë shpresë të gjitha vendeve tona. Franca e ka mbështetur popullin e Kosovës në gjithë rrugëtimin tonë të gjatë për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në forcimin e perspektives euroatlantike. HTH

Exit mobile version