-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Lidhja e Prizrenit iu kundërvu copëtimit të tokave shqiptare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, të mbajtur në qershor të 1878-tës.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se kjo lidhje iu kundërvu synimeve për copëtimin e tokave shqiptare.

Më poshtë postimi  i plotë i Thaçit:

Në qytetin historik të Prizrenit, më 10 qershor 1878, delegatë nga të gjitha viset shqiptare u mblodhën për ta themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, organizatën më të rëndësishme politike, ushtarake dhe ekzekutive, që nga koha e Skënderbeut.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit iu kundërvu synimeve për copëtimin e tokave shqiptare, pas dobësimit të Perandorisë Osmane me kryengritje, memorandume dhe forma tjera të rezistencës.

Lëvizja kulturore e Rilindjes sonë Kombëtare, si vetëdije kulturore dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si vetëdije politike, janë ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Ideatorët, burrështetasit dhe ushtarakët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi etj., mbeten figura të mëdha historike, frymëzuese edhe pas 14 dekadash.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img