2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi nga Parisi: Franca rol vendimtar në zgjidhjen përfundimtare dhe njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se Franca mund të luajë rol kyç në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes dhe njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi.

Ai këto komente i bëri në llogarinë e tij në Twitter nga Parisi, ku sot ka shkuar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, të organizuar nga presidenti Emmanuel Macron.

“Ndodhem në Paris për Samitin e Paqes. Do të kem një takim me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img