Thaçi ka kritikuar opozitën duke thënë se po duan të nisin luftë me Serbinë.
“Nëse dikush dëshiron t’i shpallë luftë Serbisë, urdhëroni Albin Kurti e Isa Mustafa, hajrin ia pafshin”, ka thënë ai duke shtuar se “ndoshta ata kanë aftësi teknike e strategjike për luftë, gjë që nuk dihet publikisht”.
“Lufta ka përfunduar. E kemi fituar luftën. Kosova është e lirë dhe e pavarur”, ka deklaruar ai.
Thaçi ka deklaruar po ashtu se “Trepça e Ujmani do të jenë pjesë e Kosovës përgjithmonë”.
Teksa ka shtuar se “arritja e marrëveshjes me Serbinë është pothuajse e pamundur”, Thaçi ka thënë se nuk do të ndodhë asnjë marrëveshje pa pëlqimin e Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.