1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi kujton të rënët për liri, kërkon drejtësi për krimet në Kosovë

Presidenti, Hashim Thaçi në akademinë përkujtimore për 20 vjetorin e masakrës së Likshoanit dhe Çirezit ka kujtuar sakrificën e të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi kujtoi luftën e UÇK-së dhe sakrificën e familjeve në Likoshan e Cirez, familjen Jashari e shumë vende të tjera, shkruan Indeksonline.

Ai thotë së pavarësisht të kaluarës, Kosova në dy dekada liri ka ecur përpara drejt rrugës së integrimeve evropiane.

Thaci poashtu theksoi se Kosova nuk harron faktin qe ende autorët e krimeve nuk janë vënë para drejtësisë. “Kosova kërkon drejtësi dhe kërkon që Serbia të kërkojë falje. UÇK dhe qytetarët kanë zhvilluar një luftë të drejtë, në tokën e tyre për lirinë dhe pavarësinë” ka thënë presidenti Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img