Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka bërë përshkrimin e figurës së Albin Kurtit.
Thaçi thotë se me Albin Kurtin për herë të parë është takuar në vjeshtën e vitit 1998 në Likoc kur ky i fundit ishte i shoqëruar nga Adem Demaçi.
“Disa ushtarë të UÇK-së i ofruan që të radhitet në mesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por tha “jo, unë s’jam për pushkë”. Ka refuzuar edhe armën e UÇK-së edhe uniformën e UÇK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-derjtuesi politik i UÇK-së thotë se pas arrestimit të Albin Kurtit, ai bashkë me Rugovën dhe të tjerët që kanë udhëtuar jashtë vendit kanë lobuar fortë për të liruar Albin Kurtin nga burgu serb.
“Në të gjitha takimet që kemi zhvilluar jashtë vendit kemi lobuar fuqishëm për ta liruar atë nga burgu”.
Thaçi ka thënë se në angazhimet politike Albini duhet të ketë më shumë energji pozitive e jo “vetëm vrerë, mllef, negativitet dhe mund të them një agresivitet të panevojshëm për skenën politike kosovare”.