Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën e Rezallës së Drenicës, ku tha se ishte ndër masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill 1999.
Ai tha se kjo ishte masakër tipike e shtetit serb ndaj popullatës civile të paarmatosur dhe se Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë.
Postimi i plotë
Një ndër masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill 1999, ishte ajo e Rezallës. Edhe në këtë masakër tipike të shtetit serb ndaj popullatës civile pësuan kryesisht burrat, duke treguar natyrën e qartë të krimeve masive kundër njerëzimit, për të cilat nuk u vu para drejtësisë askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e tyre.
Plaçkitjet, djegiet, dhunimet, vrasjet, masakrat dhe dëbimet masive ishim forma të hapura të gjenocidit të shteti serb, projekt që u zbatua anembanë Kosovës në vitet 1998-1999. Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë. HTH