Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën në Likoshan dhe Qirez.
Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se viktimat e pafajshme përpos që u vranë ato edhe u masakruan.
“Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999)”, ka shkruar Thaçi.
Postimi i plotë:
Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak. Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999).
Sot kujtojmë me respekt gjithë martirët dhe të rënët në Likoshan dhe Qirez. /Telegrafi/