Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur të krijoj urdhrin “Adem Demaçi” i cili do t’u ndahet personaliteteve të vendit që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare.
Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Jashtëzakonisht krenar që Kosova e pavarur është ndërtuar mbi themele të forta që janë vendosur nga veprimtaria e atdhetarëve të shquar, siç është Adem Demaçi. Shteti ynë është shtëpi e gjeneratave të reja, që punojnë pandalshëm për t’i lartësuar vlerat që i besuam dhe për të cilat sakrifikuam shumë.
Në nderim të përjetshëm të kontributit të pashembullt të Adem Demaçit, si president i vendit kam vendosur të krijoj urdhrin “Adem Demaçi”. Ky urdhër do u ndahet personaliteteve të vendit tonë që shquhen për qëndresë dhe vetëdije të lartë kombëtare.