-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Kosova duhet të jetë e përfshirë në strategjinë e re të KE-SË

Kosova duhet të jetë e përfshirë në strategjinë e re të Komisionit Evropian për zgjerim sikurse të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor.

Kjo ishte kërkesa e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në forumin ekonomik botëror të mbajtur në Davos të Zvicrës, që temë kishte përshpejtimin dhe zhvillimin afatgjatë të këtij rajoni në BE.

Pas diskutimeve u tha se Kosova është e përfshirë në këtë strategji, por vendi duhet të kryej edhe detyrat e veta. Një prej tyre është respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi për RTK-në në Davos, se me strategjinë e re për Ballkanin perëndimor që do të prezantohet nga presidenti i komisionit  Evropian, Jean Claude Juncker në muajin shkurt, krijohet edhe një mundësi që Kosova t’i marrë përsipër obligimet e saj dhe që vendi të jetë i përgjegjshëm përballë kërkesave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Një prej tyre, ai tha se është edhe ratifikimi i demarkacionit me malin e Zi, në mënyrë që vendi të fitojë liberalizimin e vizave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img