0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Kosova do t’i përgjigjet pretendimit aneksues të Serbisë

Para fillimit të dialogut të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi flet në intervistë me Deutsche Wellen për pritshmëritë e takimit.

Thaçi ka thënë se “… politika e re e Beogradit, e presioneve, e shantazheve dhe e tensioneve në raport me vende të tjera të Ballkanit, e në veçanti me Kosovën është edhe rezultat i paaftësisë së Bashkimit Europian dhe mosvizionit të qartë të perspektivës euroatlantike të Brukselit në raport me Ballkanin Perëndimor. Por Kosova do të tregojë unitet politik e qytetar dhe këtij pretendimi aneksues të Serbisë do t’i përgjigjemi me forcën kushtetuese dhe ligjore”.

Zoti president, cilat janë pritshmëritë nga takimi i nivelit të lartë që fillon sot në Bruksel, një takim ky që zhvillohet në një atmosferë të tensionuar?

Thaçi: Nuk pres ndonjë mrekulli. Rrethanat kanë ndryshuar. Tanimë Serbia ka plan të detajuar për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, pjesë qendrore e këtij plani politik dhe ushtarak të Serbisë është aneksimi i pjesës veriore të Kosovës dhe bashkangjitja e kësaj pjese shtetit të Serbisë. Besoj se NATO, Bashkimi Europian dhe SHBA duhet të jenë shumë të qarta lidhur me këto pretendime për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe aneksimin e Kosovës në raport me Serbinë. Kjo politikë e re e Beogradit, e presioneve, e shantazheve dhe e tensioneve në raport me vende të tjera të Ballkanit, e në veçanti me Kosovën është edhe rezultat i paaftësisë së Bashkimit Europian dhe mosvizionit të qartë të perspektivës euroatlantike të Brukselit në raport me Ballkanin Perëndimor. Por Kosova do të tregojë unitet politik e qytetar dhe këtij pretendimi aneksues të Serbisë do t’i përgjigjemi me forcën kushtetuese dhe ligjore.

Ju keni thënë se në Bruksel do të duhej të hapen kapituj të tjerë të dialogut. Për çfarë do të bisedoni konkretisht sot në Bruksel?

Thaçi: Realisht pjesa më e madhe e marrëveshjes së vitit 2013 është implementuar, kanë mbetur edhe disa pjesë që kërkojnë zbatim, por nuk shoh se do të ketë ndonjë temë të re, më përjashtim të asaj, që ne do të kërkojmë të hyjmë në një proces apo kapitull të fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe të ndodhë njohja reciproke.

Sipas jush çfarë do të duhej të shtrohej si temë në këtë fazë të fundit të bisedimeve?

Thaçi: Kjo nënkupton nivelin e lartë politik, arritjen e një marrëveshjeje me karakter më të zgjeruar, një marrëveshje e paqes, e normalitetit, e bashkëpunimit, e fqinjësisë së mirë dhe e pajtimit ndërshtetëror Kosovë-Serbi. Serbia duhet të ndalë pretendimet agresionit në raport me Kosovën.

Si do ta ndikojnë tensionimet e fundit dialogun që zhvillohet sot, a është i mundur një dialog në kushte të tilla?

Thaçi: Dialog e negociata shtetet dhe popujt historikisht kanë zhvilluar edhe në kohë krizash, konfliktesh apo edhe luftërash, siç kemi zhvilluar ne si Kosovë edhe në Rambuje apo Vjenë me procesin e negociatave. Por një gjë duhet ta kemi të qartë këtë dua t’ia bëj të qartë Beogradit në prani të Bashkimit Europian, se përveç trupave të NATO-s, Kosova çdo trupë tjetër të huaj do ta vlerësojë si trupë armike dhe do t’i përgjigjet me forcën kushtetuese e ligjore. Prandaj është koha e unitetit politik dhe qytetar në Kosovë. Me Serbinë na presin ditë më të vështira në të ardhmen e afërt.

Pas lirimit me kusht, Ramush Haradinaj pret vendimin përfundimtar në Francë, arrestimi i tij u bë me fletëarrest serb, a do të bisedoni për pastrimin e listave dhe fletëarresteve të Serbisë?

Thaçi: Kam kërkuar më herët e do të kërkoj edhe sot që Brukseli të jetë i qartë dhe i vendosur në raport me Beogradin, unë nuk kam ndonjë autoritet ndikues tek autoritetet e Beogradit, jam edhe një prej atyre në listat e Beogradit, i përndjekur dhe dënuar në mungesë, por mendoj, se ndaj të gjithë luftëtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, Serbia duhet të tërheqë fletëarrestet. Sepse Serbia nuk mund të pretendojë sot të sillet si pjesë e familjes europiane me shkollën e kohës së Sllobodan Millosheviqit. /DW/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img