Ish – drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi thotë se organizatorët e “BeerFest” dhe Komuna e Prishtinës duhet të mbushen mend dhe të mos lejojnë më që hapësira publike të uzurpohet e të dhunohet!
Sipas tij, pjesëmarrësit në çfarëdo tubimi në shesh nuk mund të kontrollohen (për armëmbajtje), raporton lajmi.net
“Potencialisht secili mund të ketë armë me vete. Prezenca e armës/ve në shesh në një tubim ku konsumohet alkooli masivikisht mund shumë lehtë të rezultojë me tragjedi të madhe (kjo që ndodhi sonte veç tregon potencialin për tragjedi). Përveç kësaj, “BeerFest” nuk promovon kurrfarë vlerash edukative a kulturore sa për ta uzurpuar sheshin e Prishtinës (hapësirën kryesore dhe më të madhe publike) për disa netë”, thotë ai.
Thaqi vlerëson se organizatorët dhe Komuna e Prishtinës duhet të gjejnë vend tjetër në periferi për organizimin e kësaj ngjarjeje, e jo t’i privojë qytetarët nga mundësia e shfrytëzimit të sheshit për disa netë.