Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka komentuar ‘vrapimin’ e ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në drejtim të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në korridoret e Këshillit të Sigurimit.
“Por zotëri Pacolli me karizëm e tij është ai i cili i tregon aftësitë të jashtëzakonshme. Unë mendoj se veç të mira ka nga përshëndetja e përfaqësuesve të Kosovës me Donald Trump, dhe natyrisht se duhet të vrapohet pas tyre. Ishte përshëndetje normale dhe njerëzore”, ka deklaruar ai për Klan Kosova.