Site icon PrishtinaPress

Thaçi, Kilaj, Smakaj e Fazliu dalin nesër para Gjykatës Speciale, Hajredin Kuçi të hënën

Gjykata Speciale në njoftimin që ka bërë për aktakuzën e re të konfirmuar kundër ish-drejtuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, ka treguar edhe kohën se kur do të paraqiten të njëjtit para gjykatës në Hagë.

Seanca ndaj Thaçit, Kilajt, Smakajt dhe Fazliut do të mbahet më 8 dhjetor duke filluar nga ora 09:30.

Ndërkohë seanca ndaj Hajredin Kuçit do të mbahen të hënën më 9 dhjetor duke nisur nga ora 10:00.

“Në përputhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të DHSK-së, seancat e paraqitjes së parë për katërnga të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore -z. Thaçi, z. Smakaj, z. Fazliu dhe z. Kilaj – janë caktuar për të dielën,8 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 09:30, me paraqitjen e parë të z. Thaçi. Seanca e paraqitjes së parë tëHajredin Kuçit është caktuar për të hënën, 9 dhjetor 2024, në orën 10:00”, ka njfotuar Gjykata Speciale e Hagës. 

Specialja pretendon se Thaçi gjatë takimeve që ka pasur brenda Qendrës së Paraburgimit me personat e përfshirë në aktakuzë, ka dhënë informacione konfidenciale dhe udhëzime për ndikim tek dëshmitarët e rastit.

Exit mobile version