0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve, të ndalën urgjentisht

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së u.d të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili mbrëmë tha se Behgjet Pacolli do të arrestohej nëse do të shkonte në Kuvend.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, tha se kërcënimi ndaj deputeti Pacolli është papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re.

“Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë:

Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re. Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img