7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Ka ardhur koha të arritjes së marrëveshjes historike me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur para mediave lidhur me bisedimet e reja në nivel presidentësh, ku ai pritet të takohet me homolgun e tij serb Aleksandër Vuqiç, të dielën në Bruksel.

Ky takim është thirrur me ftesë të Përfaqësuese së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Thaçi ka thënë se ky takim është i rëndësishëm pasi është faza finale e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë e pajtimit ndërmjet dy popujve.

I pari i Presidencës, ka thënë se për normalizim të marrëdhënieve është e interesuar SHBA-ja dhe shtetet anëtare të BE-së, të cilat i kanë ofruar mbështetje.

Më poshtë gjeni disa pjesë nga fjalimi i tij:

Me lejoni të theksoj se ky është takimi i parë i fazës finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo konfirmohet edhe nga letra zyrtare nga ndërmjetësuesja Mogherini.

Qëllimi ynë në këtë fazë përfundimtarë është arritja e marrëveshjes ligjërisht obligative në mes të Kosovës dhe Serbisë që do të mundësoj normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve dhe popujve tanë.

Ka ardhur koha që pas bisedimeve, që një mënyrë apo tjetër po zgjasin, që të nënshkruhet një marrëveshje historike me të cilën do të përfundonte një epoke tragjike për raportet mes dy shteteve.

Kosova nuk ka çka i frikësohet dialogut as epilogut të tij.

Si shoqëri dhe politikë e Kosovës kemi pasur guxim, dije e organizim të duhur, pajtimin mes nesh sin ë konferencën e Rambujes, ashtu edhe në Vjenë, që përmes negociatave e luftës së drejt të shpallet pavarësia e të formohet shteti.

E di që na presin bisedime të vështira, se po synohet të përmbyllim këtë dialog.

Arritja e marrëveshjes me Serbinë është e domosdoshme arritja e marrëveshjes për të përshpejtuar proceset integruese të Kosovës.

Kosova si gjithmonë edhe në fazën finale, do ta këtë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat janë të interesuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Gjithashtu edhe BE, janë të interesuar dhe unike që të arrihet marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve.
Dialogu dhe negociatat, janë hap të rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img