Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Ka ardhur koha për marrëveshjen e madhe mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është pjesëmarrës sot në konferencën ‘Skenarët e Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë të normalizojnë marrëdhëniet e tyre në mënyrë që të jenë sa më afër Bashkimit Evropian.

“Normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve të pavarura. Kanë kaluar 20 vite të plota nga lufta jonë, 19 vjet nga konferencën paqësore e Rambujesë, 10 vjet nga shpallja e pavarësisë, 7 vite nga fillimi bisedimeve ndërsa marrëdhëniet e dy vendeve janë ende të pambyllura. Të gjitha proceset ndërkombëtare që kanë synuar zgjedhjen e çështjes së Kosovës , udhëheqësia e Kosovës ka qenë e gatshme për marrëveshje.Në mungesë të vullnetit politik të Serbisë për t’i dhënë fund armiqësisë politike dh historike që janë të vjetra më shumë se 1 shekull edhe në vitet e rënda të luftës, edhe në ato të paqes dhë ndërtimit ë demokracisë në Kosovë, edhe në vitet kur u bëmë shtet kemi qenë të gatshëm të bëjmë marrëveshjen  madhe historike me Serbinë për  fat të keq koj gatishmëri ka munguar me Serbinë.Jemi sot këtu së bashku për të folur shumë më tepër për të tashmen dhe të ardhmen, raportet e Kosovës dhe Serbisë.Mendoj se në politikën dhe shoqërinë kosovare ende kemi një pajtim të gjerë që duhet kryer punët e papërfunduara në raportet tona me Serbinë dhe se duhet arritur marrëveshjen ligjërisht obligative për marrëdhëniet në mes dy shteteve.Përmbyllja e dialogut politik me Serbinë është interes nacional i Kosovës i cili nuk njeh vija ndarëse pozitë opozitë. Në këtë proces duhet të jemi të bashkuar për të mbyllur këtë kapitull të rëndë dhe tragjik për t’i hapur udhë Kosovës për të qenë shtet i barabartë me OKB, BE dhe NATO”, ka thënë Thaçi, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, është arritur shumë në Kosovë si shtet i pavarur dhe përmbyllja e këtij qëllimi është borxh ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Ne si gjeneratë kemi arritur shumë, Kosova u shtirua dhe është shtet i pavarur. Pradaj përmbushjen e  këtij qilimi ia kemi borxh qytetarëve të Kosovës. Kur flasim për dialogun e pakryer të Kosovës dhe Serbisë është gjithashtu e vërtetë se ka gjithnjë më pak durim për t’i vazhduar bisedimet pa një afat të qartë kohor për rrumbullakimin e tyre. Pa një synim të qartë se çfarë përmbajtje duhet të ketë marrëveshja në mes dy shteteve.Shpallja e strategjisë për zgjerim të BE-së, në fillim të muajit shkurt por edhe shumë procese të tjera të njohura për të gjithë ne i kanë dhënë më shumë dritë perspektivës së finales së madhe, të dialogut të Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë.Në anën tjetër javëve të fundit si president kam pasur shumë takime, jo vetëm në Prishtinë por edhe në shumë qendra perëndimore, me qëllim që të ofroj vizionin e Kosovës për fazën përfundimtare për bisedimet e Brukselit. Por edhe për të kuptuar cilat janë qëllimet e shteteve fqinje lidhur me Kosovën”, ka shtuar Thaçi.

Ndër të tjerash, Thaçi është shprehur i bindur se ka ardhur koha për marrëveshje të madhe politike dhe historike në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jam i bindur se ka ardhur koha për marrëveshjen madhe politike dhe historike në mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë status kuotë apo gjendje të raporteve të ngrira në mes Kosovës dhe Serbisë.Unë sot shfrytëzoj rastin të konsideroj angazhimin e qeverisë së Kosovës pasi dje është funksionalizuar ekipi menaxheria për krijimin e komunave me shumicë serbe.Në aspektin kohor dhe në bazë të terminologjisë së përdorur, flasim për një urgjencë në arritjen e  marrëveshjes obligative në mes dy vendeve. Urgjenca për ne dhe Brukselit shpresojmë edhe për Beogradit, që ky vit të jetë korniza kohore për nënshkrimin e një marrëveshje obligative.Për ne në Kosovë kjo marrëveshje ka peshën e njohjes reciproke dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, kjo marrëveshje pastaj në terminologjinë e saj precize dhe të qartë do të duhej të mundësonte që Kosova të bëhej pjesë e OKB-së dhe BE-së. Marrëveshja do të duhej të sjellte njohje nga 5 shteteve të BE-së dhe përshpejtim të njohjeve të tjera.Pyetja fundamentale është se a do të jetë Serbia e gatshme ta njohë Kosovën dhe çfarë kompromisi do të kërkoj Serbia nga Kosova?Kufijtë përmbajnë shumë rreziqe janë të cilat të gjithë i dinë dhe prandaj nuk dua të futem në detaje. Kosova ka bërë të gjitha kompromiset e dhimbshme deri më tani përmes Rozoltuës së Ahtiastit. BE dhe ShBA do t duhej të jenë garantues jo vetëm në arritjen e  marrëveshjes por edhe në zbatimin e saj në afat kohor.Nuk mund të shtyhet më tutje përfundimi i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel por nëse këtu duhet të jem i sinqert jam i vetëdijshëm për të gjitha rreziqet politike dhe të sigurisë që janë përcjell të finales së tyre.Ky do të jetë një proces shumë i vështirë por nuk ka alternativë dhe rreziku më i madh i mundshëm është moskryesi i detyrimit tonë është normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.Bisedimet me Serbinë ashtu siç kemi bërë bashkë edhe më herët, do të duhej tani të na bashkon edhe në finalen e BE-së. Kjo është zgjidhja më e mirë për politikën kosovare sepse ky unitet është i domosdoshëm nga ana jonë”,ka përfunduar presidenti Thaçi.

Exit mobile version