Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Jap dorëheqje nëse nuk bëhet Ushtria

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Sipas tij, nuk ka kthim mbrapa. “Jap dorëheqje nëse Kuvendi nuk e voton Ushtrinë”, ka thënë ai.

“Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin. Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e koalicionit dhe Kryetari të Kuvendit. Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falënderoj veçanërisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin”, tha gjatë intervistë ne emisionin “Debat”, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Exit mobile version