1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Janari më i suksesshmi për prodhimin e rrymës që nga viti 1985

Për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), janari i këtij viti ka qenë më i suksesshmi sa i përket prodhimit të energjisë elektrike, që nga viti 1985.
Kështu ka thënë drejtori operativ i KEK-ut, Njazi Thaçi, në një intervistë për Ekonomia Online. Ai ka deklaruar se aktualisht janë duke punuar me katër blloqe, të cilat prodhojnë rreth 700 megavatë orë energji elektrike.
“Muaji janar ka qenë muaji më i suksesshëm që nga viti 1985, kur për herë të parë është lëshuar ‘Kosova B’. Falë angazhimit maksimal të punëtorëve, siç e dini kanë qenë temperatura ekstreme të ulëta, temperatura siberiane, dhe ne kemi prodhuar konform bilancit të energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Kurse, sa i përket furnizuesit publik KEDS, i cili shpesh e fajëson KEK-un, për mos prodhim të mjaftueshëm të energjisë elektrike, ai është kundërpërgjigjur duke thënë se kanë realizuar 97 për qind të planifikimeve.“Ne e kemi licencën të lëshuar prej ZRRE-së, dhe jemi përgjegjës për prodhimin e energjisë elektrike dhe punojmë në bazë të bilancit energjetik. Unë mund të ju them me përgjegjësi të plotë që ne planin për muajin janar e kemi realizuar 97 për qind të planifikimeve tona që i kemi pasur”, është shprehur Thaçi.

Ndërsa, duke folur për Termocentralin “Kosova A”, jetëgjatësia e të cilit është tejkaluar, Thaçi ka pohuar se i kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm rreth kësaj dhe se nuk do të ketë asnjë problem me furnizim me energji elektrike. Sa i përket derregullimit të tregut energjetik i cili pritet të fillojë në muajin prill të këtij viti, Thaçi e pranon se kjo është sfidë për ta.

“Derregullimi për neve është si sfidë, për arsye se kemi pajisje të vjetruara… Derregullimi nënkupton që duhet me punu me tregun e hapur me tarifa të derregullume dhe jo siç ka qenë deri më tash. Ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe shpresojmë se kjo çështje do të rregullohet dhe respektohet me përpikëri”, thekson ai.

Ai ka folur edhe për realizimin e prodhimit të energjisë elektrike në vitin 2016 në krahasim me planifikimet që kanë bërë duke thënë që kanë realizuar rreth 97 për qind të planifikimit.

“Çdo vit aprovohet bilanci i energjisë elektrike të cilën e aprovon Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Në vitin 2016, ne e kemi realizuar planin e paraparë diku 97 për qind përkundër vështirësive që i kemi pasur që nuk janë në domenin tonë si p.sh shpronësimi i fshatit Shipitullë që na ka shkaktuar probleme jashtëzakonisht të mëdha por edhe për shkak të pamundësisë së punës, kemi qenë të obliguar me i ndalu dy ekskavatorë të djerrinës”.
Drejtori Thaçi ka folur edhe për bashkëpunimin me Shqipërinë, të cilin e ka vlerësuar si të shkëlqyera. Ai la shtuar se kanë marrëveshje të nënshkruara të cilat herë pas herë i shfrytëzojnë. Sipas tij, bashkëpunimi hidorocentral- temrocentral mes të dyja vendeve është shumë i rëndësishëm.

“Shqipëria është një vend qind për qind hidro, ndërsa Kosova është 95 për qind termo bashkëpunimi hidrocentral dhe termocentral është shumë i rëndësishëm. Ne me Shqipërinë jemi duke biseduar lidhur me harmonizimin e planit të remonteve do të thotë në kohën kur ne i kemi remontet në Kosovë ata të jenë në punë në mënyrë që të shkëmbejmë energji elektrike sa më shumë që është e mundur”, është shprehur Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img