Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar Ismail Qemailin si burrështetas vizionar, i cili vëri themelet e shtetit mbi vlera perëndimore.
Thaçi në një shkrim në facebook ka thënë se Qemaili hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit.
“Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar”, ka shkruar Thaci në facebook.