Site icon PrishtinaPress

Thaçi ironizon me Avdullah Hotin për ‘tradhti kombëtare’: Është akademik, e ka vlerësimin shumë të thellë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Periskopin, pas ngjarjeve të fundit në Paris, ku mori pjesë në shënimin e përvjetorit të 100’të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, jep detaje nga takimet me liderët botërorë: Donald Trump, Angela Merkel, Emmanuel Macron, Vladimir Putin…Thaçi në këtë intervistë flet për dialogun me Serbinë, nevojën e unitetit të skenës politike në Kosovë. Flet për qëndrimet e PDK’së karshi ideve specifike në dialog, si ajo e kufijve, qëndrimin e Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, opozitës në Kosovë e në veçanti LDK’së.

Lidhur me cilësimin e Avdullah Hotit se Thaçi po bën tradhti kombëtare me idenë për kufijtë, presidenti përgjigjet kështu:

Ok. Nuk dëshiroj të komentoj deklarata të tilla, le të jetë në ndërgjegjen e tij edhe ai e di që nuk është ashtu, po ai i takon një profile të lartë akademik dhe e ka vlerësimin shumë të thellë dhe largpamës e di që nuk është pozicion i LDK’së. LDK e mbështetë dialogun dhe të arrihet marrëveshja. Ka pasur dhe ka traditë të mirëkuptimit të dialogut, pajtimit mes shteteve tona. Zoti Mustafa dhe unë kemi marrë pjesë në shumë procese. E ritheksoj liderët e partive politike duke nisur nga kryetari Veseli kanë pasë rol aktiv dhe pozitiv, zoti Mustafa ka qenë produktiv me mesazhe e tij në dialog. Zoti Limaj ka pranu me marrë përgjegjësi dhe me u sfidu gjë që duhet vlerësuar. Tash Qeveria nuk duhet ta djegë atë dhe me bë ndërskamca dhe mos me nda mjete për me i themelu ekipet negociuese. Shoh një reflektim edhe ng apartitë tjera opozitare që dëshirojnë me lëvizë këtë punë sa ma shpejt aq më mirë. /Periskopi

Exit mobile version