9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi ia vazhdon mandatin Rrahman Ramës edhe për pesë vjet

Rrahman Rama do të jetë komandat i FSK-së edhe për pesë vitet e ardhme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekretuar Rrahman Ramën me mandatë të ri edhe për pesë vitet e ardhshme.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes një njoftimi në Facebook, përcjell prishtinapress.eu

“Komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënantin Rrahman Rama, duke u bazuar në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, e dekretova edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. Komandanti Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi po ashtu ka thënë se Rama ka dhënë kontribut të rëndëshishëm dhe siç thotë ai mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës.

“Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img