0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi ia dorëzon flamurin Majlinda Kelmendit, mbi 800 mysafirë pjesë e ceremonisë

Mbi 800 mysafirë do të jenë në ceremoninë e dorëzimit të flamurit shtetëror nga presidenti Thaçi tek Majlinda Kelmendi, si kapitene e ekipit olimpik të Kosovës.
Kjo ngjarje që pritet të jetë mjaft e veçantë, do të nis në mbrëmjen e së premtes, prej orës 20:00 në Amfiteatrin e Gërmisë.
Sipas zyrtarëve të Presidencës, e cila është bashkëorganizatore me Komitetin Olimpik të Kosovës, organizimi është mjaft i madh dhe pjesa më e madhe e të ftuarve janë sportistë.
“Ceremonia e dorëzimit të flamurit do të jetë ngjarja më e madhe ceremoniale sportive dhe natyrisht se do të jetë e veçantë, pasi që shteti i Kosovës dhe sportistët tanë do të debutojnë për herë të parë në Lojërat Olimpike”, thotë për Indeksonline, Adil Behramaj, këshilltar politik i presidentit Thaçi.
Sipas tij, në përputhje me rëndësinë që ka, edhe policia e Kosovës është duke i ndërmarrë masat e duhura të sigurisë.
“Pjesë e organizimit janë Presidenca, Komiteti Olimpik i Kosovës, protokolli shtetëror dhe Policia e Kosovës, e cila meqë ceremonia do të mbahet pas dy ditësh qysh tash ka nisur t’i ndërmarrë të gjitha masat e duhura të sigurisë”, thotë Behramaj për Indeksonline.
“Rreth 90 për qind e të ftuarve janë sportistë që vijnë nga disiplina të ndryshme ose që janë pjesë e mbi 30 federatave të ndryshme sportive”, tregon ai.
I pyetur nëse të ftuar janë edhe politikanë të opozitës, Behramaj konfirmon që ftesat u janë dërguar edhe atyre.
“Po, natyrisht, pjesa tjetër e mysafirëve janë politikanë të subjekteve të ndryshme politike ose pjesëtarë të korit diplomatik në vendin tonë”, thotë Behramaj.
Kosova po merr pjesë në lojëra olimpike me 8 sportistë, ku 2 prej tyre janë me normë olimpike, që në mënyrë automatike bëjnë që shteti ynë të radhitet në mesin e 50 shteteve më të mira, me sport më të zhvilluar.
Në disiplinën e xhudos, Kosovën do ta përfaqësojnë Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, në not do ta përfaqësojnë Lum Zhaveli dhe Rita Zeqiri, në atletikë Vijona Kryeziu dhe Musa Hajdari, në shenjëtari Urata Rama, kurse në çiklizëm Qëndrim Guri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img