Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se në Kosovë nuk ka pasur më shumë se 15 mijë ushtarë të UÇK-së, gjatë luftës së fundit.
Këtë ai e tha gjatë Konferencës Rajonale Kundër Korrupsionit ku po marrin pjesë përfaqësues të shumtë të vendeve të rajonit.
“UÇK-ja ka pasur nga 12 deri në 15 mijë ushtarë. Të tjerët, janë mashtrues”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe, gjatë kësaj konference Thaçi u bëri thirrje përfaqësuesve rajonal që të identifikojnë sfidat rajonale të korrupsionit, por gjithashtu të dalin me hapa konkret për ta luftuar këtë dukuri.