Pas një sëmundje të rëndë në moshën 51 vjeçare ka vdekur profesori universitar dhe regjisori kosovar, Bekim Lumi.
Vdekjen e tij e hershme ka prekur gjithë vendin. Edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes llogarisë së tij Facebook ka shprehur dhimbjen për humbjen e Lumit dhe ka ngushëlluar familjarët e regjisorit.
Ky është statusi i plotë i Thaçit:
I dhimbshëm lajmi për vdekjen e parakohshme të mikut tim, Bekim Lumi. Si artist e si regjisor, Bekim Lumi kontribuoi shumë për artin, teatrin, kulturën dhe për edukimin e artistëve të rinj. Ngushëllime familjes Lumi dhe të gjithë artistëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.